ACCESS në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Molla e Kuqe” dhe me mbeshtetje nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, sot në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë “hapën” dyert e integrimit në Bashkimin Evropian me moton: “Kosova është gati”, përformancë kjo e organizuar në sheshin Nëna Terezë.

Mesazhi që shoqëroi këtë përformancë ishte që Liberalizimi i Vizave për Kosovën do të shënoj një hap për hyrjen tonë në familjen Evropiane, dhe rinia sot është në gjendje gatishmërie që të bëhet pjesë e kësaj familje, në kuptimin e asaj çka vjen si mundësi dhe përgjegjësi nga ky  proces. Ky aktivitet mblodhi bashkë të rinjë e përfaqësues nga   institucione të Republikës së  Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here