Stafi

ARIANIT JASHARI
Drejtor Ekzekutiv

Arianit Jashari ka përfunduar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti Juridik.

Është i specializuar në avokim për të rinjtë,  ka punuar si konsulent për organizatat lokale që ofrojnë arsim, hulumtim dhe trajnim profesional.

Përmes përfshirjes së tij në shoqërinë civile, ai ka marrë pjesë në kongrese e konferenca rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka udhëhequr iniciativa lokale të tilla si ngritja e fushatave të ndërgjegjësimit, kurse të trajnimit dhe programe të shkëmbimit rinor, rritjen e punësimit, avokim për kushte dhe hapësira më të mira për të rinjtë, avokim për fuqizimin e rolit të rinisë në vendimmarrje.

z. Jashari njihet si menxher dhe udhëheqës i suksesshëm në  punë ekipore, në përgatitjen e metodologjisë kërkimore, organizimin e debateve, hulumtimeve, seminareve, konferencave dhe trajnimeve të ndryshme.

z. Jashari ka qenë përfaqësues i të rinjve të Kosovës në Bordin Drejtues të RYCO (Regional Youth Cooperation Office) në Tiranë.
♦ Angazhimi dhe vizioni i tij është të punojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë përmes bashkëpunimit dhe fuqizmit të rolit të rinisë në vendimmarrje.


 

PHILIP FREY
Konsulent ndërkombëtar për qështje të marrëdhënieve ndëretnike

Philip Frey ka studiuar Juridik në Universitetin e Kopenhagës, pasuar nga një specializim i LLM në Universitetin Paris II Assas-Panthéon dhe INSEAD në Paris. I pajisur me role në sektorin privat dhe publik, Philip ka gjithashtu përvojë profesionale në Komisionin Evropian. Philip krijoi një admirim të thellë për vendin dhe popullin e Kosovës pas një vizite në Kosovë në 2016!

I motivuar nga përvoja e tij multikulturore në sferën ndërkombëtare, angazhimi dhe vizioni I Philip është të punojë dhe të inkurajojë të rinjtë në Evropë të arrijnë qëllimet dhe ëndërrat e tyre profesionale, veçanarisht në Ballkan dhe për të formuar lidhje më të mira kulturore dhe arsimore në mes Kosovës dhe Evropës Perëndimore.


`