Arianit Jashari përfaqësues i të rinjve në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor “RYCO dhe Drejtor Ekzekutiv I “ACCESS”, me ftesë të Organizates “TROJA”, në cilësinë e panelistit  ndër të tjera tha se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është stërzgjatur.

Ai u shpreh se “Ne jemi gati për Evropë”.“Nëse kanë qenë gati vendet e Ballkanit Perëndimor që të lëvizin lirshëm atëherë pse të mos jemi gati ne që të lëvizim lirshëm. Z. Jashari u shpreh gjithashtu se ende duhet shumë për të bërë dhe se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të punojnë me intensitet më të lartë për t’i përmbushur kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, përfundimisht konsideroj se kjo datë duhet të shënohet për shkak të rëndësisë që ka e jo të festohet, gjithashtu viti 2018 është momenti i fundit për reflektm pozitiv nga ana e BE- së, karshi liberalizmit të vizave, sepse në fund të fundit “nuk po kërkojmë diqka që nuk na takon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here