Në Ohër të Maqedonisë po mbahen aktivitete të ndryshme nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimorë dhe nga Evropa. Aktivitet mbështeten nga Fondacioni Rinor Evropian. Mundësi e shkëlqyer për të prezantuar punën e organizatave rinore, rrjetëzimin e OJQ-ve dhe bashkëpunimet për të ardhmen si dhe të drejtat sociale.
Në ditën e parë temë kyqe ishte: Se si puna rinore mund të mbështesë përfshirjen në tregun e punës të migrantëve të rinj dhe refugjatëve.
Kosova përfaqësohet nga z. Detjan Hulaj , i cili përfaqëson organizaten rinore OJQ ACCESS.