OJQ ACCESS ka lansuar projektin “e-culture”
Projekti “e-culture” realizohet në kuadër të projektit “GrassRoots Action Support” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Inicijativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Lens dhe Friedrich Ebert Stifftung (FES).
OJQ ACCESS ka mbajtur puntorinë 2 ditore: Identifikimi dhe prezantimi i materialeve dhe monumenteve kulturo-historike, në kuadër të projektit “e-culture”.
“e-culture”, ka për qëllim promovimin e monumenteve kulturo-historike dhe të trashëgimisë së Vushtrrisë në 3 gjuhë: shqip, anglisht, serbisht, permes themelimit të web faqes: “e-culture” Vushtrri.
#e-culture #OJQ ACCESS



